Pretendentët bëjnë detyrën në Kategorinë e Parë

Pretendentët në Kategorinë e Parë nuk zhgënjyen, duke fituar ndeshjet e tyre. Vora triumfoi me vështirësi ndaj Valbonës, me rezultatin 4-3. Fitore me vuajtje për skuadrën e Bellait, që në fillim e pa veten në disavantazh 3-0, por përmbysi gjithçka.

Kjo fitore e mban Vorën në krye me 37 pikë, dy pikë më shumë se ndjekësit e Besës dhe Flamurtarit.

Kavajasit triumfuan minimalisht ndaj Kastriotit, ndërsa vlonjatët mposhtën 2-0 Kukësin në shtëpi. Ndeshja mes Korabit dhe Erzenit, u mbyll në barazim 1-1.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?