PSG bën gati ofertën e çmendur për Griezmann, me kontratë si Neymar

Rrugëtimi në Champions nuk ka qenë aspak entuziast, teksa shpresat për një kualifikim kanë mbetur vetëm nga një gol i Di Marias në minutën e 93-të. PSG po punon prej vitesh për të triumfuar në Europë duke bërë shpenzime të çmendura në merkato. Sipas mediave franceze, Paris Saint Germain është gati për të bërë një tjetër goditje të madhe në merkato. Objektivi i tyre është për të afruar futbollistë të tjerë francezë në ekip, teksa emri i fundit për të cilin po bëhet gati oferta e madhe është Antoine Griezmann, i cili në sezonin e fundit ishte pranë kalimit te Barcelona.

Për kartonin e sulmuesit të kombëtares “transalpine”, parizienët mund të lërë “Los Colchoneros” për një shifër prej 150 milionë euro. Për futbollistin ndërkohë është gati një kontrata faranike, e ngjashme me atë të Neymar, e cila shkon deri në shifrën e 35 milionë eurove në sezon. Nëse operacione do të ketë një fund të mirë, presidenti Nasser Al-Khelaifi, mund të japë dritën jeshilë për shitjen e Neymar. /Koha Jone/

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?