PSG dhe Arsenal, dy qasje të ndryshme për tifozët para finales së Champions League

Pak javë para finales së madhe të UEFA Champions League mes PSG-së dhe Arsenalit në Budapest, vëmendjen nuk po e marrin vetëm fushat e lojës, por edhe mënyra sesi dy klubet po trajtojnë stafin e tyre.

Sipas raportimeve nga media britanike, PSG ka vendosur të mbulojë të gjitha shpenzimet për punonjësit e klubit që do të udhëtojnë drejt Budapestit për finalen europiane. Drejtuesit e klubit francez kanë zgjedhur të ftojnë të gjithë stafin, duke paguar si biletat ashtu edhe udhëtimin, në shenjë vlerësimi për kontributin e secilit në suksesin e skuadrës.

Nuk është hera e parë që PSG ndjek këtë politikë, pasi edhe në finalet e mëparshme klubi kishte bërë të njëjtin veprim për të përfshirë të gjithë strukturën në momentet historike të ekipit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në anën tjetër, situata te Arsenali duket krejt ndryshe. Sipas “The Telegraph”, drejtuesit e klubit londinez u kanë ofruar punonjësve vetëm biletën e ndeshjes, ndërsa kostot e udhëtimit drejt Budapestit duhet të mbulohen nga vetë ata.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bëhet fjalë për një shifër të konsiderueshme, rreth 859 paund, afërsisht 1 mijë euro për një udhëtim vajtje-ardhje brenda ditës.

Mësohet se plani i Arsenalit parashikon nisjen në mëngjesin e ditës së finales dhe kthimin menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, me synimin që stafi të jetë sërish në Londër të nesërmen në rast festimesh eventuale.

Ky vendim ka shkaktuar pakënaqësi brenda klubit anglez. Sipas mediave britanike, vetëm një e treta e punonjësve kanë pranuar ofertën, ndërsa një pjesë e stafit do të mbetet në Londër për të menaxhuar aktivitetet e organizuara në “Emirates Stadium” gjatë finales.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?