PSG duhet të nxitojë për të shitur brenda një jave Neymarin, ja arsyeja
Neymar me shumë mundësi pritet të largohet nga PSG gjatë kësaj vere, por operacioni duhet të përshpejtohet. Media angleze, kanë shpjeguar se si shitja e mundshme e lojtarit duhet përshpejtuar para se të hyjë në fuqi rinovimi automatik i kontratës së tij me një vit tjetër.
Braziliani ka rinovuar para pak kohësh deri në 2026-ën, por me një klauzolë që i jep mundësinë ta zgjasë marrëveshjen me një sezon tjetër duke filluar nga 1 korriku i këtij viti.
Nëse PSG do të dojë të shmangë që t’i paguajë rrogën e lartë prej 600 mijë eurosh në muaj do të duhet të provojë ta shesë brenda një jave.
Neymar duket shumë i qetë dhe ka përgënjeshtruar të gjithë zërat e merkatos në rrjetet sociale. Me një postim në Instagram, është shfaqur i lumtur dhe i qetë, duke thënë: “Ciao fake news! Paqe dhe dashuri për të gjithë”.
KOHA JONË SONDAZH

