PSG e pandalshme në Ligue 1, merr fitoren e 11 në 11 ndeshje (VIDEO)

Paris Saint Germain mbrëmjen e sotme ka mposhtur me rezultatin 2-1 Lillen, skuadrën e vendit të dytë, që po përpiqej ta rivalizonte. Sfida u zhbllokua vetëm në minutën e 70’, kur sulmuesi francez Kylian Mbappe shënoi një super gol nga distanca, pasi gjuajti bukur dhe e ndali topin në rrjetën e portës së Lilles.

Vetëm pak minuta më vonë, pikërisht në të 84-ën, Mbappe shërbeu bukur për brazilianin Neymar dhe ky i fundit gjuajti po aq bukur, për të mposhtur për herë të dytë portierin kundërshtar.

Lille shënoi golin e nderit vetëm në minutën e 4-t shtesë, falë një penalltie të ekzekutuar saktë nga Nicolas Pepe, i cili mposhti portierin e PSG-së Buffon dhe çoi topin në rrjetë, por që shërbeu vetëm për statistikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ishte fitorja e 12 e PSG-së, në po kaq ndeshje të kampionatit, duke bërë që skuadra kryeqytetase të kryesojë me 36 pikë të plota dhe të lërë pas me 11 pikë më pak, Lillen e vendit të dytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?