PSG i ofron kontratën e re Neymar-it deri në vitin 2027

Neymar është gati t’i thotë “po” Paris Saint-Germain për rinovimin e kontratës. Situata ka ndryshuar dhe, duke marrë parasysh vështirësitë ekonomike të Barcelona-s, duhet përjashtuar për momentin një kthim i brazilianit në Camp Nou, për të cilin është folur shumë në muajt e kaluar.

Kontrata aktuale e Neymar skadon në vitin 2022 dhe duket se lojtari ka zhvilluar një takim sqarues me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, siç ka bërë të ditur Fichajes.com.

Braziliani duket se është i gatshëm të nënshkruajë edhe për pesë vite të tjerë me francezët, me të njëjtat kushte ekonomike të marrëveshjes aktuale nga e cila përfiton 36 milionë euro në vit. Në total deri në vitin 2027, parisienët do të shpenzonin 180 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?