PSG kalon në çerekfinale me një barazim në Paris, Liverpooli fiton sërish ndaj Leipzig (VIDEO)
PSG dhe Liverpooli janë dy skuadrat e radhës që sigurojnë kualifikimin për në çerekfinalen e Champions League. Skuadra parisienë barazoi 1-1 në sfidën e kthimit në Paris, por kaloi në raundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 5-2 (4-1 ndeshja e parë).
Ekipi i Pochettinos fitoi penallti në minutën e 30-të, që do të kthehej në gol nga Mbappe. 7 minuta më pas Lionel Messi barazoi rezultatin me një super gol. Argjentinasi kishte shansin e artë për të kaluar katalanasit në shtesën e pjesës së parë me penallti, por Keylor Navas arriti ta ndalte mjaft mirë. Në fraksionin e dytë Barcelona krijoi shumë shanse për shënim por në asnjë rast nuk do të gjente golin.
Liverpooli si në sfidën e parë, do të fitonte edhe të kthimit në shifrat 2-0 në Bundapest. Salah në minutën e 71-të dhe Mane tri minuta më pas ishin autorët e golave për ekipin e Klopp që vijon aventurën në 8 ekipet më të mira të këtij edicioni. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

