FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PSG në telashe të mëdha, nis hetimi për Di Marian dhe Pastoren

Sezoni u mbyll pa titull dhe pa Champions për PSG-në, por nuk mbaron me kaq stresi për klubin francez. Selia e PSG-së është “zaptuar” këtë paradite nga organet e policisë që merren me korrupsionin dhe krimet financiare.

Autoritetet kanë kontrolluar dokumentacionin e klubit parisien, por jo vetëm kaq, sepse kanë ushtruar një kontroll të imtë edhe në banesat e futbollistëve argjentinas Angel di Maria dhe Havier Pastore.

Kontrollet janë pjesë e një hetimi të nisur nga Prokuroria Kombëtare në Francë, që lidhet me zbulimet e ‘Football Leaks’, ku janë publikuar shumë kontrata të fshehta e shpesh në shkelje të ligjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Di Maria e Pastore akuzohen se kanë marrë para për të drejtat e imazhit nëpërmjet shoqërive fiktive të krijuara në Holandë, që më pas kanë “larë” paratë në parajsa fiskale si Panamaja e Uruguai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?