FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PSG ofron 100 milionë euro për mesfushorin francez të Chelsea-t

Pas zyrtarizimit të afrimit të Buffon, PSG është hedhu në sulm për mesfushorin e Chelsea-t, N’golo Kante. Kampionët e Francës kanë edhe një ofertë konkrete për 27-vjeçarin. Sheiku i PSG, Naser Al-Khelaifi është gati t’i ofrojë Bluve të Londrës 100 milionë euro për Kante.

Mesfushori i cili momentalisht është i angazhuar me kombëtaren franceze në Botëror si një prej elementëve më të rëndësishëm të skuadrës nuk është përfshirë fare në këtë diskutim duke ja lënë në dorë të paktën për momentin menaxherit të tij.

PSG është gati të përfshijë në marrëveshje edhe Adrien Rabiot kontrata e të cilit skadon me parizienët sezonin e ardhshëm. Tratativat mes palëve duken disi të vështira, pasi tekniku i ardhshëm i klubit londinez, Maurizzio Sarri ia ka bërë të qartë presidentit Roman Abramovic që lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës nuk duhet të largohen dhe njëri prej tyre është pikërisht N’golo Kante.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?