PSG si Bayerni, stërvitet në Ligue 1 me 7 gola kundër Lille (VIDEO)
PSG si Bayerni në Bundesligë (0-7), sot është treguar i pamëshirshëm ndaj Lille duke fituar 1-7. Kampionët e Francës zhbllokuan takimin pas vetëm 8 sekondave. Duke vendosur një rekord me Mbappe, i cili u shërbye nga Mesi. Ylli francez barazon rekordin 30-vjeçar të Michel Rio (Caen-Cannes, 15 shkurt, 1992).
Mbappe realizoi edhe dy gola të tjerë, duke siguruar tripletën e parë sezonale. Më pas dy gola për brazilianin Neymar dhe nga një gol për Messin dhe Achraf Hakimin. Lille gjeti golin e nderit me anë të Jonathan Bamba.
PSG ka 3 fitore në 3 ndeshjet e para, teksa ka shënuar 17 gola deri më tani.
KOHA JONË SONDAZH

