FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rasti i rrallë në Ekuador/ Refuzuan të stërviteshin, klubi përjashton pa kthim mbrapa gjithë lojtarët e ekipit

Në elitën e futbollit të Ekuadorit ka ndodhur diçka e papritur dhe e çuditshme. Drejtuesit e klubit kanë përjashtuar nga ekipi të gjithë lojtarët e ekipit profesionist të klubi të Clan Juvenil, pasi ata kanë refuzuar të stërviteshin për shkak të vonesës së pagave.

Lojtarët nuk ishin paguar për 4 muaj dhe një ditë para derbit me Liga de Quito, kanë bojkotuar stërvitjen.l Të nesërmen në ditën e lojës, ata nuk janë lejuar as të hyjnë në stadium, edhe atë me urdhër në formë të shkruar nga drejtuesit e klubit, që ka njoftuar se i ka ‘liruar’ të gjithë lojtarët.

Në derbin me Quiton u paraqit ekipi i të rinjve që humbi 5-0, ndërsa futbollistët nuk kishin mundësinë as të shikonin lojën. Pas ndeshjes dha dorëheqje edhe trajneri, që e kishte ngjitur Clan Juvenil vetëm një sezon më parë në nivelin më të lartë të futbollit në Ekuador.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë të sezonit, si askund tjetër do të jenë futbollistët e ekipit të të rinjve që do të kenë fatin të luajnë në elitë, pasi aktualisht klubi nuk ka asnjë lojtar profesionist dhe ka paralajmëruar se nuk e kthen prapa vendimin për përjashtimin e lojtarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?