Real gati të zgjerojë stadiumin “Santiago Bernabeo” me vlerë 600 milionë dollarë

Pas ndryshimit në stol, presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez ka një tjetër ëndërr. Të zgjerojë mitikun “Santiago Bernabeu” dhe ta bëjë  klubin më të mirë të shekullit të 21-të.  Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, Perez i ka premtuar fansave dhe qytetit të Madridit një rikonstruksion themelor në stadium, ndërkohë që përllogaritet se mitiku i ri do të sjellë të paktën 170 milion dollarë në sezon fitime.

“Santiago Bernabeu” i ri pritet t’i kushtojë plot 600 milionë dollarë arkave të klubit. Projekti është ndër më modernët. Ai pritet të mbulohet. Një fasadë titani do të mbyllë të gjithë pjesën e jashtme, e programuar për të ndezur dhe për të projektuar imazhe të momenteve nga historia e shkëlqyeshme e Realit.

Volkwin Marg, kreu i firmës gjermane arkitektonike Gerkan, Marg dhe Partners që projektuan arenën e re, i kishte thënë më parë CNN:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne ishim të frymëzuar nga katedralet mesjetare, me të gjitha skulpturat dhe pikturat e tyre rreth ndërtesës duke  zbuluar pak nga historiku i tyre”. Qendra tregtare ekzistuese, dyqani dhe muzeu i klubit do të zgjerohen dhe një rrugë këmbësorësh prej 215,250 metra katrorë do të krijohet përgjatë anës perëndimore të stadiumit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?