Real Madrid – Barcelona. Statistikat e ‘El Clasico-s’ për 2017-ën
Nuk do të ketë kuptim fundi i vitit pa “El Clasico”-n e cila është “qershia mbi tortë” e këtij viti kalendarik në La Liga.
Statistikat nga të gjitha kompeticionet konfirmojnë se gjatë vitit 2017 Real Madrid ka fituar vetëm 3 ndeshje më shumë krahasuar me Barcelonën e cila është lider në La Liga, shkruan “Marca”.
Rezultati aktual është nga 62 me 59 në favor të skuadrës të drejtuar nga Zidane, të cilët kërkojnë të përfundojë vitin me dy fitoret ndaj rivalëve të tyre të përjetshëm.
Diferenca është e madhe kur bëhet fjalë për tituj pasi Reali ka fituar 5 trofe kundrejt 1 të Barcelonës.
Fitoret e Real Madridit gjatë vitit 2017:
13 në Champions League,
2 në Kupën e Botës për Klube
6 në Copa del Rey
38 në La Liga
2 në Superkupën e Spanjës
1 në Kampionatin Europian
Fitoret e Barcelonës gjatë vitit 2017:
10 në Champions,
9 në Copa del Rey
38 në La Liga
2 në Superkupën e Spanjës
Sa i përket golave të shënuar, ekipi i trajnuar nga Valverde ka realizuar më shumë dhe ka pësuar më pak. 157 ka shënuar Barcelona kundrejt 156 të Real Madridit, ndërsa ka pësuar 50 kundrejt 65 të “Los Blancos”.


/syri.net
KOHA JONË SONDAZH

