Real Madrid ka bërë një gabim të madh me pozicionin në fushë të James Rodriguez
Legjenda e Kolumbisë, Faustino Asprilla ka thënë se Real Madrid e ka transferuar James Rodriguezin sepse di të shënoje gola dhe të dhuroje asiste.
Ai insiston se James nuk mund të luaj në krah dhe nuk mund të fitojë topa në mesfushë sikurse Casemiro.
“Reali e bleu Jamesin sepse shënoi në Kupën e Botës, sepse mund të shënoi gola, sepse është në gjendje të shënoi dhe asistoi gola”, tha Aspirilla për ESPN shkruan express.
“Ju duhet të luani ku ai luan më mirë. James nuk është anësor, çka po prisni nga ai? Ai nuk mund të rikuperojë topa aq sa edhe kampioni i quajtur Casemiro. Është shumë e thjeshtë, ju nuk mund të kërkoni diçka të tillë nga një futbollist si James”.
Kujtojmë se James është shumë pranë largimit nga Real Madrid dhe thuhet se tashmë ka kontratë me Manchester Unitedin.

KOHA JONË SONDAZH

