FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Real Madridi pranë marrëveshjes madhështore, do përfitojë 1.1 miliard euro

Siç zbulon e përditshmja “Marca”, klubi i Realit të Madridit është shumë pranë nënshkrimit të akordit të ri me sponsorin e tij historik, firmën sportive Adidas, marrëveshje që parashikon një bashkëpunim të ri 10-vjeçar.

Kosto e operacionit është një rekord historik, pasi tashmë në arkat e “Los Blancos” pritet të arkëtohen plot 1 miliard e 100 milionë euro, që përkojnë me 110 milionë euro në sezon.

Nivele të tilla nuk janë prekur kurrë më parë dhe tashmë madrilenët dyfishojnë akordin e një viti më parë, që shihte një përfitim prej 52 milionë eurosh në vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht klubi me përfitimin më të madh financiar nga sponsorët është Manchester United me 85 milionë euro në vit, por tashmë më tratativën e re klubi mbretëror ka supermacinë e përfitimeve monetare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?