Reali apo Barça? Xavi befason të gjithë: Ja kush e fiton titullin në La Liga

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez beson se Real Madrid ka më shumë shanse për të fituar titullin këtë sezon në La Liga.

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “AS”, mesfushori spanjoll ka thënë se Barcelona mund ta ketë shumë të vështirë që ta fitojë La Ligan.

“Është shumë e vështirë që Real Madrid ta humb titullin e kësaj lige, sepse janë shumë të fortë. Ata kishin një ndeshje të vështirë ndaj Celta Vigos, por e fituan. Shpresoj shumë që Reali do të humb ndaj Malagas dhe Barcelona ta fitojë titullin, por sinqerisht është e komplikuar. Kroos, Modric, Isco, janë lojtarë që më pëlqejnë shumë”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që Real Madridit në transfertën e fundit përballë Malagas do t’i mjaftojë vetëm një pikë për tu shpallur kampione në kampionatin spanjoll.

Swiss Digital Mobile Reklama

/ SYRI.net /

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?