Reali bën gati “planin B” nëse nuk do të konkretizohet blerja e Pogba-s

Paul Pogba është një nga objektivat kryesor të Zidane në merkaton e kësaj vere te Reali. Mesfushori francez ka të gjithë elementët për t’u shndërruar në telenovelën e re.

Nga njëra anë qëndron paga e lartë e lojtarit, nga ana tjetër agjenti i tij, Mino Raiola, me të cilin presidenti Florentino Perez mund të thuhet se nuk ka marrëdhënie të mire, përkundrazi. Së fundmi, duhet bindur Manchester United për këtë transferim, pasi “Djajtë e Kuq” kanë shpenzuar plot 120 milionë euro për ta transferuar në “Old Trafford”, ku në bazë të kontratës duhet të qëndrojë deri në vitin 2021.

“Los Blancos” janë duke menduar disa alternativa, që mund të linin të kënaqur trajnerin Zidane, ku spikat emri i Christian Eriksenit të Tottenhamit. Mediet spanjolle e japin të sigurt arritjen e marrëveshjes paraprake mes klubit madrilen dhe lojtarit danez, por edhe në këtë rast mbetet për t’u arritur dakordësia me Hotspur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?