Reali është në kërkim të spiunit që po shkatërron skuadrën këtë sezon
Kriza te Real Madrid duket se ka shpërthyer plotësisht në javët e fundit, ndërsa mediat spanjolle raportojnë për një atmosferë të tensionuar dhe një dhomë zhveshjeje të përçarë në maksimum.
Sipas raportimeve, problemet në skuadër kishin nisur që sezonin e kaluar, por prania e Carlo Ancelotti kishte shërbyer si faktor stabiliteti, duke mbajtur të bashkuar grupin pavarësisht konflikteve të brendshme. Madje, italiani kishte ndërhyrë për të qetësuar edhe përplasjet mes disa prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës pas humbjes ndaj Milanit në Champions League.
Megjithatë, këtë sezon situata ka dalë jashtë kontrollit. Raportohet se shumë futbollistë nuk komunikojnë më me njëri-tjetrin, ndërsa konfliktet dhe pakënaqësitë janë shfaqur edhe publikisht. Drejtuesit e klubit kishin shpresuar se cilësia individuale e skuadrës do të mjaftonte për të mbajtur ekipin konkurrues, por rezultatet kanë qenë zhgënjyese, si në kampionat ashtu edhe në Europë.
Një tjetër problem i madh për klubin janë rrjedhjet e informacionit nga brenda dhomave të zhveshjes. Në Ciudad Real Madrid besohet se detaje të shumta nga debatet, përplasjet dhe tensionet mes lojtarëve kanë dalë qëllimisht në media. Madje, sipas raportimeve, klubi kishte menduar edhe vendosjen e “kurtheve” për të identifikuar personin që po nxirrte informacionet sekrete.
Në qendër të tensioneve janë përmendur edhe Federico Valverde dhe Aurelien Tchouameni, megjithëse burime pranë klubit insistojnë se francezi nuk është personi që po bën rrjedhjet e informacionit.
Situata ka krijuar një distancë të madhe mes klubit dhe skuadrës, ndërsa drejtuesit po planifikojnë masa drastike për verën e ardhshme. Objektivi kryesor është rindërtimi i atmosferës në ekip dhe largimi i lojtarëve që nuk e ndjejnë fanellën e klubit si përgjegjësi.
Raportimet shtojnë se edhe eksperimenti me Alvaro Arbeloa nuk ka funksionuar siç pritej. Ish-mbrojtësi madrilen thuhet se e ka pasur të pamundur të menaxhojë një dhomë zhveshjeje kaq të përçarë
KOHA JONË SONDAZH

