Reali fiton ndaj Alaves, mban gjallë shpresat për titull

Real Madrid merr një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Alaves në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Santiago Bernabéu, në kuadër të javës së 33-të të La Liga.

Me këtë sukses, madrilenët e çojnë kuotën në 73 pikë në vendin e dytë, duke ngushtuar përkohësisht diferencën në 6 pikë me kryesuesit e Barcelonës. Nga ana tjetër, Alaves mbetet në vendin e 17-të me 33 pikë, ende në zonën e rrezikut.

“Los Blancos” kaluan në avantazh në minutën e 30-të falë një goditjeje nga distanca të Kylian Mbappé, e cila u devijua nga një mbrojtës kundërshtar duke mashtruar portierin. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 44-t, mbrojtësi Éder Militão u detyrua të largohet nga fusha për shkak dëmtimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, Vinícius Júnior dyfishoi shifrat në minutën e 50-të me një gol spektakolar nga jashtë zone, duke i dhënë qetësi skuadrës vendase.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, Alavés reagoi dhe krijoi disa raste të rrezikshme, veçanërisht në minutat e fundit, por pa arritur të finalizojë, falë paraqitjes së shkëlqyer të portierit Andriy Lunin dhe edhe ndihmës së shtyllës në disa raste.

Në minutën 90+2, miqtë arritën të ngushtojnë diferencën me golin e shënuar nga Toni Martínez, por pa mundur të shmangin humbjen në “Bernabéu”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?