FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reali gati të rrëmbejë futbollistin më në formë të Milanit këtë sezon

Suso është futbollisti më në formë këtë sezon te Milani i Gattusos dhe pritet që të jetë protagonist deri në qershorin e ardhshëm. Po më pas? E vështirë për t’u thënë, por klauzola prej 40 milionë eurosh e vlefshme për klubet jashtë Italisë, nuk të jep garanci.

Kuqezinjtë besojnë te kualiteti i futbollistit spanjoll dhe për këtë qëllim synojnë që të rrisin klauzolën e tij deri në 60 milionë euro. Por derisa kjo gjë të mos bëhet, ai do të jetë nën monitorimin e Chelsea-t dhe Atletico Madrid. Së fundmi në garë për të është shtuar edhe Reali i Perez, i cili ka dërguar të besuarit e tij për ta monitoruar nga afër futbollistin. Një motiv më shumë për të nxituar për rinovimin e kontratës. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?