FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reali kërkon me ngulm Eriksen, por Tottenham i vendos një çmim të frikshëm

Tottenham është një nga klubet më të vështira për të negociuar në merkato. Klubi londinez ka vendosur një çmim marramendës prej 250 milionë eurosh për mesfushorin Christian Eriksen, për të cilin interesohet Real Madrid.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, klubi spanjoll po shpresonte të mbyllte marrëveshjen për një shifër rreth 111 milionë euro, duke konsideruar se danezit i kanë mbetur 18 muaj në kontratë me Tottenham, ndërsa ka qenë vetë trajneri Mauricio Pochettino, i cili ka thënë se lojtari mund të largohet nëse e dëshiron këtë.

Por kjo nuk e ka penguar shefin e Spurs, Daniel Levy, që të vendosë çmimin stratosferik, të cilin Reali nuk është kurrsesi i gatshëm të paguajë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?