FIFA World Cup 2026™ 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reali me shumë fat merr një pikë dramatike ndaj Gladbahut, fitojnë Liverpooli dhe City (VIDEO)

Real Madrud vijon të mos fitojë në Champions Leagye, teksa mbrëmjen e sotme nuk shko më shumë se një barazim 2-2 në transfertën ndaj Gladbahut në “Borussia Park”. Në minutën e 33-të, vendasit kaluan në avantazh me Marcus Thuram pas një aksioni model, që përfundoi në rrjetën e portës së Courtois. Reali e kishte shumë të vështirë të organizohej, duke bërë gabime të shumta në mesfushë.

Në fraksionin e dytë, në të 59-ënpas një aksioni të gjatë të skuadrës gjermane, Marcus Thuram është në vendin dhe në kohën e duhur për ta devijuar topin në rrjetë për herë të dytë. Zidane kërkon me ngulm reagimin nga skuadra e tij duke hedhur në fushë edhe Eden Hazard.

3 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Benzema rihapi ndeshjen me një veprim të bukur brenda zonës. Kur dukej se gjithçka do të shkonte në favorin e vendasve, Casemiro është në vendin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë. Një kthesë e madhe e madrilenëve që arrijnë të marrin pikën e parë në këtë sezon në Champions. Në sfidat e tjera Liverpooli fitoi pastër 2-0 ndaj Midtjylland, ndërkohë që City mund thellë 3-0 Marseille në transfertë. Atalanta u ndal në barazim 2-2 ndaj Ajax, ndërkohë që Atletico Madrid mundi 3-2 Salzburgun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?