Reali rrëmben fitoren e parë në “epokën Solari”, mund Melilla-n (VIDEO)

Real Madrid rrëmben fitoren e parë me trajnerin Santiago Solari, duke mposhtur Melilla-n me rezultatin 4-0. Skuadra e kategorisë së tretë nuk ka mundur që tu bëjë ballë madrilenëve.

Karim Benzema kaloi fillimisht Realin në avantazh në minutën e 28-të pas pasimit të bukur të mbrojtësit anësor Alvaro Odriozola. Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë ishte Marco Asensio ai që dyfishoi rezultatin pas asistim të Vinicius Junior.

Në fraksionin e dytë Reali shënoi edhe një gol të tretë falë një prej lojtarëve më të mirë në fushë, Odriozola. Në sekondat e fundit të takimit ishte talenti i të rinjve Gonzales ai që shënoi golin e katërt për miqtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?