Reginaldo: Mendoj për Kupën, më pas për të ardhmen time
Në konferencën për shtyp para gjysmëfinales së Kupës doli edhe sulmuesi Reginaldo. Sulmuesi mozambikas kërkon që të fitojë trofeun e parë me verilindorët, teksa nuk i ka kursyer elozhet për Gjokën.
“Jam i lumtur, mentaliteti ka ndryshuar dhe skuadra është shumë kompakte. Trajneri flet shumë me ne, çdo lojtar po jep maksimumin e vet dhe jemi të e kënaqur. Rinovimi? Së pari duhet të mendojmë për Kupën, duam sukses dhe më pas do të mendojmë për të ardhmen.
Golat? Shënova me shumë vjet, por ndihem mirë, po mundohem të jap maksimumin dhe duam Kupën. Shkurtaj? Futbolli është garë, secili mundohet të japë maksimumin dhe duam fitore, duke ndihmuar gjithë ekipin, nuk ka rëndësi kush pason e kush shënon. Rëndësi ka të fitojë Kukësi.
Skënderbeu? Ekip i fortë, dihet, por unë dua të fitoj diçka në Shqipëri dhe trajneri është fitues, ndaj do të japim maksimumin. Unë jap maksimumin për çdo ekip ku luaj, tani jam i Kukësit dhe dua të bëj të njëjtën gjë, duke shpresuar këtë radhë ta fitojmë trofeun dhe unë të dal golashënuesi më i mirë”, deklaroi Reginaldo.
KOHA JONË SONDAZH

