FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rei Manaj drejt Gjermanisë, ja cila skuadër po e kërkon

Rei Manaj do të vazhdojë karrierën e tij larg Interit, pasi nuk ka bindur drejtuesit zikaltër për t’i dhënë një mundësi. Trajneri Luciano Spalletti nuk preferoi të grumbullojë sulmuesin shqiptar, për fillimin e fazës përgatitore, një sinjal i qartë ky, se 20 vjeçari duhet të gjejë nj klub tjetër për të vijuar rritjen e tij.

Zikaltrit nuk duan të heqin dorë përfundimisht nga Manaj, ndaj janë të prirur ta huazojnë në klube të tjera, që ai të fitojë eksperiencën e duhur. Fortuna Dusseldorf është ekipi që ka shfaqur interes të fortë për të huazuar sulmuesin lushnjar dhe në klubin zikaltër duket se janë të gatshëm të negociojnë, duke ofruar edhe mbulimin e një pjese të rrogës vjetore të futbollistit.

Fortuna Dusseldorf militon në Bundesligën 2, në Gjermani dhe sezonin e fundit e mbylli në vendin e 11 të renditjes, ndërsa ende nuk dihet nëse Manaj do të pranojë këtë mundësi apo jo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rey Manaj u transferua me mjaft bujë te zikaltrit dhe arriti të debutojë me ta në Serinë A, por nuk bindi dhe sezonin e kaluar e kaloi në huazim te Pescara fillimisht dhe më pas te Pizza.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?