Reja grumbullon në Kombëtare portierin që ka luajtur me parë me Italinë

Dublin , Ireland - 4 May 2019; Marco Molla of Italy following his side's victory during the 2019 UEFA European Under-17 Championships Group D match between Germany and Italy at Tallaght Stadium in Dublin. (Photo By Seb Daly/Sportsfile via Getty Images)

Shqipëria do të luajë 3 ndeshje në muajin tetor, teksa do të përballet me Armeninë në miqësore më 7 tetor dhe me Kazakistanin e Lituaninë në datat 11 dhe 14 tetor për Ligën e Kombeve.

Risitë nuk mungojnë në Kombëtaren e drejtuar nga Edi Reja, teksa do të grumbullohet me kuqezinjtë portieri i ri, Marco Molla, i cili luan me të rinjtë e Bolonjës në Itali. 18-vjeçari 1.92 i gjatë do të jetë pjesë e Kombëtares për ndeshjet e këtij muaji, teksa këtë e konfirmon klubi i Bolonjës, në njoftimin për lojtarët që do të grumbullohen me Kombëtaret.

Më 30 tetor të 2018-ës, Marco Molla bënte një bujë të madhe në ambientin kuqezi, teksa largohet nga ekipi U-17 shqiptar, për të luajtur tek moshatarët e Italisë. Portieri është aktivizuar në 14 ndeshje për Italinë e 17-vjeçarëve dhe në 3 ndeshje me Italinë e 18-vjeçarëve. Megjithatë tashmë Molla do të rikthehet me ngjyrat kuqezi dhe këtë do e bëjë te Kombëtarja A.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?