Reja: Na u mohua një penallti, ja përse zëvendësova Lenjanin dhe Kumbullën

Trajneri i Kombëtares sonë, Edy Reja në konferencën pas ndeshjes u shpreh i pakënaqur për rezultatin, ndërkohë që theksoi se ju mohua një penallti e pastër. Në analizën e bërë , strategu italian deklaroi se disa futbollistë të rinj bënë një performancë të mirë.

“Më vjen keq pasi kishim raste shënimi, ishte edhe një penallti 100%, topi u prek me dorë. Por, nuk dua justifikime se duhej të fitonim këtë ndeshje, kishim rastin me Seferin apo Trashin. Ne për fat të keq nuk ia dolëm të konkretizonim dhe është faji jonë.

Zëvendësimi i Lenjanit? Ndryshimi ndodhi sepse Lenjani dha shumë dhe pati 3-4 raste, u mundua të futej në zonë dhe krosoi ulët. Futa Trashin se ka karakteristika të tjera dhe ka një gjuajtje të mirë. Janë ndryshime natyrale sepse janë edhe pesë zëvendësime dhe ai pozicion ka shumë punë dhe doja lojtarë të freskët. Kam provuar lojtarë të rinj dhe disa prej tyre kanë dhënë përgjigje pozitive. Kallaku pati performancë të mirë me Kazakistanin nuk do të thotë që do të ishte pjesë. Ka pasur shumë lojtarë që jemi munduar t’i përfshijmë. Ne nuk e kemi problemin te krijimi i rasteve, port e shënimi. Mbase na mungojnë lojtarët për të finalizuar. Por, është plani dhe projekti për të pasur një rigjenerim me këta futbollistë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Për ndërrimin e Kumbullës mendoj se ishte vendimi i duhur. Kemi bërë disa hapa pas sepse duhej të ndryshoja në dy ndeshje shumë futbollistë të rëndësishëm. Ka indicia të mira nga futbollistët e rinj, kjo vlen edhe për Brojën që luajti mirë, mbase jo sa me Kazakistanin. Të rinjtë duhet të fitojnë eksperiencën. Jam munduar të shfrytëzoj të gjithë mundësitë e rotacionit. Unë do të fus ata më të freskët, por më mesfushë dhe në krah duhen bërë ndryshime. Aktivizova Manaj dhe Vrioni.

Pesë apo gjashtë kanë bërë debutime, nuk duhej të pretendojmë se këta lojtarë do të bëjnë mrekullinë. Është e vështirë në një transfertë dhe luan pas tre ditësh, unë jam i detyruar t’i bëj ndërrimet jo gjithmonë kam dëshirë t’i bëj. Janë rezultatet që na lejnë disi të pakënaqur edhe sepse ndonjëherë godet njëherë në portë dhe bën maksimumin. Ne nuk na ka ndodhur kështu, por tashmë të shohim ndeshjet e nëntorit për të marrë gjashtë dhe për të qenë në krye të grupit. Por, shtysa për të vijuar më shumë është e fortë”, deklaroi Reja në konferencën pas ndeshjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?