FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Renditja e FIFA-s, Shqipëria vijon rënien e lirë

Momenti negativ që po kalon Kombëtarja Shqiptare është reflektuar edhe në renditjen mujore të publikuar nga FIFA. Dy humbjet radhazi kundër Skocisë dhe Izraelit kanë pasur një ndikim të drejtë për drejtë jo vetëm në fatet e kuqezinjve në Ligën e Kombeve por dhe në renditjen e FIFA-s.

Shqipëria humbet tre pozicione të tjera duke u renditur në vendin e 60 me 1372 pikëve. Skuadra e C.Panuccit vijon në këtë mënyrë rënien e lirë, teksa brenda tre vite ka humbur 38 pozicione, krahasuar me rekordin historik ku në 2015 pozicionoheshim në vendin e 22-të në botë. Kundërshtarët e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, Skocia renditet në vendin e 30-të ndërsa Izraeli në të 91-tin.

Një përmirësim të lehtë ka pasur Kosova teksa fituar një pozicion duke u renditur në vendin e 137-të. Edhe pse një Kombëtare e re në moshë dhe në formim, Kosova vijon të shkëlqejë në paraqitjet e saj në garat e Ligës së Kombeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dardanët” edhe pse nga muaji i kaluar janë vlerësuar me një pozicion më shumë, shpresa për ngjitje është shumë e madhe falë telanteve që ka në organikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Asnjë ndryshim për sa i përket kreut i cili kryesohet nga Belgjika e ndjekur nga Franca dhe Brazili. Vijojnë të qëndrojë jashtë dhjetë vendeve të para Argjentina dhe Gjermania.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?