FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Revolucion te Milani/ Ndryshime të mëdha në drejtim, edhe Tare bën gati valixhet

Pavarësisht nëse siguron apo jo një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League, te Milani priten ndryshime të thella strukturore sapo të mbyllet sezoni.

Sipas raportimeve nga Italia, dita e hënë pritet të shënojë nisjen e një kapitulli të ri në “Casa Milan”, menjëherë pas ndeshjes ndaj Cagliarit, takim që do të përcaktojë nëse kuqezinjtë do të marrin pjesë apo jo në Champions League sezonin e ardhshëm.

Një nga lëvizjet më të rëndësishme pritet të jetë largimi i administratorit aktual, Giorgio Furlani. Sipas të njëjtave burime, drejtuesi italian nuk parashikohet të jetë pjesë e projektit të ri, ndërsa klubi ka nisur kërkimet për një drejtor të ri ekzekutiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Procesi i përzgjedhjes raportohet se po drejtohet nga Massimo Calvelli, anëtar i bordit drejtues të Milanit dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të pronarit Gerry Cardinale. Emra të ndryshëm po shqyrtohen për postin, përfshirë edhe profilin e Giovanni Carnevali, aktualisht pjesë e Sassuolos Calcio, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia e një kandidati ndërkombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të njëjtën kohë, edhe pozicionet e Igli Tare dhe Zlatan Ibrahimović duken të pasigurta. Ish-drejtori sportiv shqiptar raportohet se mund të largohet pas vetëm një sezoni, ndërsa roli i Ibrahimović, aktualisht këshilltar i pronësisë, mund të reduktohet ndjeshëm në strukturën e re organizative.

Edhe e ardhmja e trajnerit Massimiliano Allegri mbetet e hapur. Një kualifikim në Champions League do të aktivizonte automatikisht rinovimin e kontratës për një tjetër sezon, por kjo nuk garanton qëndrimin e tij në stol. Mediat italiane raportojnë se ideja e drejtimit të kombëtares italiane e tërheq teknikun toskan, ndërsa ai pritet të kërkojë garanci të forta sportive dhe financiare për të vazhduar projektin në “San Siro”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?