FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rikthehet Championsi, duele interesante në Bundapest dhe Romë

Sonte në mbrëmje do të rikthehen emocionet e Champions League. Chelsea-Atletico Madrid do të luhet në Budapest për shkak të bllokimit të fluturimeve nga Anglia, ndeshje ku madrilenët janë favoritë.

Londinezët nuk kanë asnjë humbje me gjermanin Thomas Tuchel nën drejtimin e skuadrës. Në kampionat vijnë nga një barazim me Southampton. Atletiko Madrid është skuadra që kryeson La Ligan megjithatë madrilenët kanë pësuar një rënie në javët e fundit, pasi kanë marrë vetëm 1 pikë në dy ndeshje dhe kanë rihapur llogaritë e titullit.

Në takimin tjetër Lazio sfidon kampionët në fuqi të Bayern Munich. Ekipi i Simone Inzaghit shpreson se mund të përfitojë nga një formë jo dhe aq optimale e Bayern që ka siguruar gjithashtu vetëm 1 pikë nga dy takimet e fundit në kampionat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lazio do të tentojë të bëjë surprizën dhe të kërkojë golin duke qenë se ndeshja e kthimit luhet në Allianz Arena dhe niveli i vështirësisë do të jetë edhe me i lartë. Thomas Strakosha dhe Luiz Felipe ende nuk janë rikuperuar. Lazio dhe Bayern nuk janë përballur kurrë me njëri tjetrin në Champions League.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?