FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rikthehet Romela Begaj, e vetme në aeroport

“Këtë fitore ia dedikoj të gjithë dashamirësve dhe Shqipërisë”. Pasi mori medaljen e artë në shkëputje dhe u shpall nënkampione e botës në dygarësh, Romela Begaj ka mbërritur në aeroportin “Nën Tereza”.

“Jam shumë e lumtur që arrita këtë rezultat të dal kampione bote me medalje të artë dhe nënkampione. Jam kënaqur me arritjen time, u vlerësua sakrifica ime, e kam marrë me gjak këtë rezultat nuk ishte e lehtë. Medalja olimpike është ende larg por e kam synim ta arrijë”, deklaroi Begaj.

Nga ajo që u pa, ishte fakti se në aeroport për ta pritur nuk ishte asnjë zyrtar, qoftë për t’i “rënë pas shpatullave” kësaj sportiste që ngriti lart emrin e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?