Rikthimi i Guardiolës te Barcelona? Strategu spanjoll shuan të gjitha dilemat

Pep Guardiola nuk ka ndërmend që të rikthehet në “Camp Nou”, të paktën jo si trajner. Strategu spanjoll i ka dhënë fund zërave të fundit që e lidhnin me një aventurë të dytë, e nxitur edhe nga fushata për presidentin e ri të Blaugranëve.

“E kam thënë shumë herë që puna ime këtu nuk ka përfunduar. Në jetë ka vetëm një kohë për të bëra gjërat, që të shfaqet njëherë në jetë. Koeman është një trajner shumë i mirë, do të kthehem në Camp Nou vetëm si spektator”, u shpreh trajneri i City-it.

Guardiolës i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni, por ende nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët për të firmosur një kontratë të re. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?