FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rinovimet e Mbappe dhe Neymar? Leonardo qartëson situatën e tyre

PSG po bën gati rinovimin me Kylian Mbappe dhe Neymar. Drejtori sportiv i kampionëve të Francës, Leonardo është ndalur te kjo temë në prononcimin e dhënë për France Bleu.

“Jemi duke folur prej kohësh për kontratën e Mbappe. Fillimisht për të qenë të qartë në lidhje me pozicionin tonë dhe atë se çfarë duam. Tani besoj se jemi duke arritur në një pikë ku duhet marrë një pozicion dhe një vendim, por jemi duke zhvilluar një dialog të mirë.

Ashtu si me Neymar dhe Mbappe, jemi duke hyrë në dialog mjaft pozitiv edhe me Di Maria e Bernat. Janë katër dosje që po trajtojmë në të njëjtën kohë, dhe ideja është që ti mbyllim rinovimet sa më shpejt të jetë e mundur, pasi ne si klub duam ti mbajmë të gjithë”, deklaroi drejtuesi brazilian. Të dy yjet e sulmit kanë kontrata me PSG deri në verën e vitit 2022.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?