FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rivaldo: Messi më i miri në botë, do të doja të luaja me të

Ish- ylli i Barcelonës, Rivaldo, beson se Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë, ndërsa Cristiano Ronaldo  e meritoi ‘Topin e Artë’ këtë vit.

Dyshja do të përballen mes veti në fundjavë në një ndeshje ku do të vendos edhe forma e tyre.

“Do të më pëlqente të luaja me Messin, do të ishte e mahnitshme. Ai është më i miri në botë, njëri që e bën diferencën”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ronaldo? Ai është lojtari më i rrezikshëm i Realit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është vështirë të ndalet, si Messi, pasi të dy shënojnë shumë gola”.

“Nëse Ronaldo e fitoi ‘Topin e Artë’ i bie që e ka merituar. Në kohën time kishte shumë më shuam lojtarë në garë për ta fituar titullin e më të mirit”.

“Mbaj mend Figo, Del Piero ose Totti, ndërsa tani vetëm dy lojtarë fliten për ta fituar këtë trofe”,

“Nuk jam këtu për të hapur debate, pro në kohën time kishte më shumë lojtarë. Tani dëgjon vetëm për Messin, Ronaldon dhe Neymarin”, ka thënë Rivaldo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?