FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Robin Kraniqi, i pari boksier shqiptar që shpallet kampion bote

Boksieri me origjinë shqiptare, Robin Krasniqi, është shpallur kampion bote në WBA dhe IBO në divizionin “light heavyweight” që përfshin peshat 76-79 kg.

Mbrëmjen e së shtunës, 33-vjeçari arriti të rrëzojë me “Knock Out” në raundin e tretë gjermanin Dominik Bëzel.

Të tre raundet e ndeshjes folën për Krasniqin i cili bëhet kështu i pari boksier me origjinë shqiptare që shpallet kampion bote.

Swiss Digital Desktop Reklama

Robin Krasniqi ka lindur në Junik të Kosovës por familja e tij u zhvendos në Mynih gjatë luftës që shpërtheu gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ndeshet nën flamurin Gjerman por nuk e harron origjinën e tij. Edhe mbrëmjen e djeshme kur u shpall kampion bote, Krasniqi hyri në ring me këngën “Kuq e Zi”.

Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 6 humbje në karrierën e tij, prej tyre 19 me “Knock Out”, ndërsa Bëzel para këtij takimi kishte 30 fitore dhe vetëm një humbje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?