FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Roma shokohet në shtëpi, mundet nga Atalanta e Berishës (VIDEO)

Roma pëson humbjen e katërt për këtë sezon. Skuadra e Eusebio Di Françeskos është mposhtur në shtëpi nga ekipi i Atalantës. Bergamaskët kaluan në avantazh që në minutën e 14 me Karnelius, i cili me një veprim të bukur arriti që të mposhtë portierin Alison. Atalanta nuk ndalet këtu, pasi pas 5 minutash De Ron shënon edhe golin e dytë, këtë herë i shërbyer në mënyrën më të mirë nga Gomez, i cili bën një veprim shumë të bukur në krahun e majtë.

Mesfushori e teproi në fundin e pjesës së parë, teksa u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak në pjesën e dytë.

Roma kërkoi që të përmbyste gjithçka në pjesën e dytë, por goli i Edin Xhekos në minutën e 55 nuk ishte i mjaftueshëm për të marrë qoftë 1 pikë në stadiumin “Olimpiko” në javën e 20. Berisha ka zhvilluar një tjetër ndeshje shumë të mirë. Roma mbetet në vendin e 5 me 39 pikë, 1 më pak se Lacio dhe dy më pak se Interi i vendit të tretë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?