FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldo i pandalshëm, përmbys i vetëm me dopietë Empolin (VIDEO)

Juventus merr një tjetër fitore të rëndësishme në Seria A. Kampionët e Italisë mundën me përmbysjes Empolin në duelin e vlefshëm për javën e 10-të. Pjesa e parë u dominua nga bardhezinjtë, por rastet për shënim ishin të pakta. Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit, teksa në minutën e 28-të, Caputo përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes juventine duke e dërguar topin në rrjetë. Reagimi i bardhezinjve është i dobët, teksa Ronaldo dhe Dybala nuk arrijnë të bëjnë diferencën.

Fillimi i pjesës së dytë është i gjithi për skuadrën e Allegrit, që godet shtyllën fillimisht me Pjanic. Në minutën e 54-t, Dybala fitoi një 11-metërsh pasi u pengua brenda zonës. Nga pika e bardhë shkoi Ronaldo, i cili ekzekutoi me qetësi, duke vendosur baraspeshën.

Ky gol i dha më shumë zemër bardhezinjve, të cilët shënojnë një tjetër gol në minutën e 69-të. Crisitiano Ronaldo shënoi një gol spektakolare me një goditje të fortë nga distanca, duke e dërguar topin në trekëndësh. Ky ishte goli i 7-të për portugezin këtë sezon në Seria A. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?