Ronaldo lodhet nga thashethemet: Vetëm 5 nga 100 lajmet janë të vërteta!

Cristiano Ronaldo ka qenë në qendër të merkatos gjatë kësaj vere, duke e lidhur shpesh herë për një largim të mundshëm në destinacione të ndryshme, nga Atletico Madrid, tek Chelsea, apo dhe së fundmi te Sportingu dhe Dortmundi.

Kjo ka bërë që ta lodhin Cristiano Ronaldo, i cili ka vendosur që të reagojë në rrjetet sociale. Ylli portugez ka lajmëruar se së shpejti do të japë një intervistë ku do të sqarohet gjithçka për sa i përket situatës së tij.

“Do ta zbulojnë të vërtetën pas disa javësh, kur të publikohet një intervistë. Mediat janë duke gënjyer. Unë kam grumbulluar disa lajme në shtëpi dhe vetëm 5 nga 100 janë të vërteta. Ndiqeni këtë këshillë”, tha Cristiano Ronaldo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?