FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldo-Messi, sfida për “Topin e Artë” vendoset në Ligën e Kombeve

Cristiano Ronaldo do të jetë me siguri në mesin e të grumbulluarve për fazën gjysmëfinale të “Nations League”, që do të luhet më 5 dhe 9 qershor. Lajmi është konfirmua nga trajneri i Portugalisë, Fernando Santos për mikrofonin e “Sport TV”.

“Me siguri që Ronaldo do të jetë në listën e futbollistëve. Mungesa e tij gjatë fazës kualifikueses, ishte e gjitha për shkaqe të justifikueshme”, deklaroi ai.

Më 5 qershor, kampionët e Europës në fuqi do të luajnë gjysmëfinalen ndaj Zvicrës, ndërkohë që Holanda do të sfidojë Anglinë. Pas skualifikimit në Champions League të Ronaldos ndaj Ajax dhe të Messit ndaj Liverpoolit, tashmë sfida mes dy fenomeneve do të transferohet në ekipet kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liga e Kombeve dhe Kupa e Amerikës mund të jenë vendimtare për fituesin e “Topit të Artë”, që me shumë mundësi do të jetë sërish një duel mes “La Pulce” dhe CR7. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?