Ronaldo mund të kishte qenë i Liverpulit!

Në vitin 2003 Cristiano Ronaldo mund të kishte qenë një futbollist i Liverpool-it, por “The Reds” në atë periudhë hoqën dorë nga portugezi vetëm për shkak të tavanit të pagave që kishte klubi. Prapaskena e bujshme është zbuluar nga ish trajneri i Liverpool Gerard Houllier.

Në atë periudhë Liverpooli e ndoqi Cristianon në një turne miqësor me kombëtaren portugeze për 21-vjeçarët dhe ishte shumë pranë firmës me 4-herë fituesin e Topit të Artë, por  sipas ish trajnerit Houllier gjithçka u prish pasi 18-herë kampionët e Anglisë kishin një politikë pagash dhe nuk mund t’ia lejonin vetes të prishnin strukturën që kishin ndërtuar për të plotësuar kërkesat e Ronaldos, për më tepër që në të njëjtin rol kishin në skuadër një lojtar si Harry Kewell që në atë periudhë po tregonte një formë të shkëlqyer.

Një vendim i gabuar ky i drejtuesve të Liverpool-it sepse më pas Ronaldo firmosi me Manchester United duke fituar shumë trofe me “Djajtë e Kuq” dhe duke u shndërruar një nga futbollistët më të mirë në Botë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?