FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldo sjell një FOTO nga pushimet me 3 fëmijët e tij

Cristiano Ronaldo na ka prezantuar me familjen e tij, e cila çdo ditë e më shumë bëhet dhe më e madhe. Pak ditë më parë ylli portugez postoi një foto në rrjetet sociale më dy binjakët e tij një vajzë dhe një djalë.

Ndërsa ditën e djeshme 32-vjeçari ka postuar një Instagram, ku shfaqet me djalin e madh Ronaldo Junior, të cilët po mbajnë në krah binjakët Mateo dhe Eva, të sapoardhur në jetë. Ata së bashku ndodhen me pushime, pushimet e para të katërt, dhe kjo gjë e ka bërë të ndihet i bekuar dhe krenar shkruan Daily Mail.

Fotoja është komentuar shumë pozitivisht nga fansat e tij, por ka pasur edhe komente negative. Kjo për faktin që të gjithë e dimë se tre fëmijët e tij nuk do të rriten me nënën e tyre, pasi është surrogatë e që është paguar shtrenjtë për t’i lindur për të mos u shfaqur më kurrë në jetën e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë formë, Ronaldo u ka mohuar atyre të mos e përjetojnë ndjesinë e nënës, edhe pse ndoshta mund të mos u mungojë asgjë materiale, ata kurrë nuk do ta dinë si është dashuria e nënës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?