Ronaldo, sulmuesi me startin më të frikshëm në 60 vitet e fundit te Juvja
Ardhja e Cristiano Ronaldos te Juventusi ka dhënë efekte të shumta. Sulmuesi portugez realizoi dopietë kundër Empolit në suksesin 1-2 në transfertë, duke u ngjitur në kuotën e 7 golave pas 10 javëve të para. Diçka që më parë e ka bërë te bardhezinjtë vetëm John Charles, sulmuesi britanik, i cili përfundoi si golashënuesi më i mirë në vitin 1958 me 28 gola.
Edhe pse nuk arriti që të zhbllokohej në 3 ndeshjet e para, ai e gjeti për herë të parë rrjetën në javën e katërt ndaj Sassuolos, duke shënuar dopietë. Në javën e pestë, realizoi ndaj Frosinones, ndërkohë që shënoi edhe në tre ndeshjet e tjera Udinese, Genoa dhe Empoli. Pavarësisht nga këto statistika, ai nuk është në krye të golashënuesve, pasi në vendin e parë vijon të qëndrojë Piatek me 9 gola.
Futbollistët që i janë afruar disi Ronaldos, kanë qenë Gonzalo Higuain me 6 gola në 10 ndeshjet e para ( e mbylli me 24), Carlos Tevez (19) dhe Filippo Inzaghi (18 në total deri në fund) . Zlatan Ibrahimovic dhe David Trezeguet kanë shënuar 5 gola në 10 ndeshjet e para, duke e përfunduar respektivisht sezonin me 16 dhe 14 gola në kampionat. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

