Ronaldon apo Fenomenin? Luis Figo zgjedh “vrasësin” e portave kundërshtare
Ish-sulmuesi i Interit dhe Realit të Madridit, Luis Figo, ka bërë një krahasim mbresëlënës mes Cristiano Ronaldos dhe ish-sulmuesit brazilian Ronaldo Fenomeni.
45-vjeçari ka luajtur me të dy lojtarët, kështu që ai është në pozitën e përsosur për të gjykuar aftësitë e tyre.
“Kjo varet! CR7 shënon më shumë me kokë, por të dy janë mbresëlënëse. Për sa kohë që Cristiano Ronaldo nuk ka ndaluar duke luajtur unë do të them se Ronaldo i sotëm është një vrasës para portës, por ata janë të dy lojtarë që ju garantojnë gola. Gjëja e rëndësishme është t’i vendosim ata në pozitë për të shënuar, atëherë ata bëjnë pjesën tjetër …“-tha Figo për “DAZN”.
Kujtojmë që me Fenomenin, Figo luajti në radhët e spanjollëve të Realit të Madridit, ndërkohë që me yllin aktual të Juventusit, ai është aktivizuar me kombëtaren portugeze, ku sëbashku arritën edhe kulmin, finalen e Europianit 2004.
KOHA JONË SONDAZH

