FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldo: Jam i përulur kudo, etika e punës është gjithmonë e njëjtë

Mund shkuar shumë më mirë sezoni i parë në Itali, por Cristiano Ronaldo nuk mund të jetë i pakënaqur. Eliminimi në çerekfinale nga Ajax ishte një goditje e rëndë për të, pasi njihet për lidhjen që portugezi ka me këtë kompeticioni.

CR7 është konfirmuar si fitues, pasi bardhezinjtë siguruar titullin kampion në Seria A, ashtu siç ka ndodhur më parë në Premier League dhe La Liga. Ai vijon që të shënojë, duke arritur shifrën e 600 golave në karrierë me lubet, ndërkohë që është në garë për golashënuesin më të mirë në Seria A. Duke folur në një intervistë për “ICON”, një publikim i përjavshëm në të përditshmen “El Pais”, ai analizoi sezonin e parë në Itali.

“Gjëja e parë që bëj kur arrij në një klub të ri është të jem unë. Etika ime e punës është gjithmonë e njëjtë. Duhet të jeni të përulur, të mësoni se nuk dini gjithçka. Nëse jeni të zgjuar, ju merrni pak gjëra që ju bëjnë më mirë si atlet. Jam përshtatur mjaft mirë te Juventusi. Në të gjitha ku kam shkuar flasim për futbollin, as më shumë as më pak, por edhe për gjëra normale. Trajner? Në të ardhmen, pse jo”, deklaroi Ronaldo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?