FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Roveshiata spektakolare e Ivanoviç, serbi lë me ‘gojë hapur’ Real Sociedad-in (Video)

Në ndeshjen e zhvilluar në Spanjë, Branislav Ivanovic, mbrojtësi i Zenit St Petersburg, ka realizuar një gol fantastik që mund t’a kishte zili çdo sulmues. Serbi i cili këtë sezon ka kaluar te rusët që drejtohen nga Roberto Mançini shënoi një nga golat e fitores 1-3 në transfertë kundër Real Sociedad.

Aleksandr Yerokhin zhbllokoi takimin në minutën e 35-t para se Willian Jose të barazonte përkohësisht shifrat. Ndeshja nuk do të qëndronte e baraspeshuar për shumë kohë pasi ish-futbollisti i Chelsea-s gjatë një goditje këndi fillimisht do të ndalonte topin me gjoks dhe më pas do t’a godiste me roveshiatë për të dhuruar një supergol që një mbrojtës “nuk kishte të drejtë t’a bënte”.

Teknika është thjesht mahnitëse dhe festimi i tij me shokët e skuadrës e bën edhe më të mrekullueshëm këtë gol. Ai nuk mund të besojë se ka shënuar një gol të tillë. Me këtë fitore Zenit arriti të siguronte vendin e parë në grupin e “Europa League” dhe tashmë pret shortin për të mësuar kundërshtarin në fazën me eliminim direkt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?