Rregulli i çuditshëm që askush nuk e dinte, ja pse prekja me dorë nga Vitinha s’ishte penallti për Bayernin

Një episod shumë i diskutuar në gjysmëfinalen e Champions League mes PSG dhe Bayernit ka rikthyer debatin mbi interpretimin e rregullit të prekjeve me dorë në futbollin europian.

Bavarezët shpërthyen në protesta pasi mesfushori i PSG-së, Joao Neves, preku topin me dorë brenda zonës gjatë pjesës së parë të ndeshjes së kthimit. Megjithatë, arbitri portugez Joao Pinheiro lejoi vazhdimin e lojës, ndërsa VAR nuk ndërhyri.

Vendimi shkaktoi konfuzion të madh, sidomos pas penalltisë së akorduar ndaj Alphonso Davies në ndeshjen e parë, në një rast që shumë e konsideruan edhe më pak të dukshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas një direktive pak të njohur të IFAB, vendimi i arbitrit ishte korrekt. Rregullorja specifikon se nuk konsiderohet prekje me dorë nëse topi prek dorën e një lojtari pasi devijohet nga një pasim apo goditje e shokut të skuadrës, përveç rasteve kur topi përfundon direkt në gol ose lojtari shënon menjëherë më pas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në rastin konkret, topi u largua fillimisht nga Vitinha dhe më pas goditi dorën e Joao Neves, çka bëri që episodi të mos konsiderohej penallti.

Ish-arbitri i Premier League, Mark Halsey, mbështeti interpretimin e gjyqtarit portugez. “Nuk ka një përshkrim të qartë të këtij rasti në ligjin 12, por ekziston një udhëzim i veçantë i IFAB. Pinheiro veproi drejt sepse topi nuk përfundoi direkt në gol dhe lojtari nuk shënoi menjëherë pas prekjes me dorë”, deklaroi Halsey.

Ai shtoi se interpretimi aktual i rregullit të prekjes me dorë në Europë është bërë tepër i ashpër dhe ka krijuar shumë paqartësi. Pavarësisht polemikave, PSG siguroi kualifikimin në finale falë avantazhit të përgjithshëm, ndërsa një gol i hershëm i Ousmane Dembele rezultoi vendimtar për ekipin francez.

Mund të jetë një imazh i ‎futboll, futboll dhe ‎teksti që thotë "‎This is why that wasn't a penalty... The laws of football say it's not a handball if "hit on the hand/arm by the ball which has been played by a team-mate (unless the ball goes directly into the opponents' goal or the player scores immediately afterwards, in which a direct free kick is awarded to the other team)". ESARTH 0 JCCHER ن‎"‎‎

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 1474 (15.6%)
Jo 7968 (84.4%)

Vota totale: 9442