Sadiku pranë nënshkrimit me klubin e njohur të Champions Leagues
Armando Sadiku u huazua nga Zyrihu që luan në kategorinë e dytë për te Lugano, duke udhëhequr skuadrën e Tramexanit në sigurimin e mbijetesës dhe në arritjen e Europa Ligës për të siguruar një vend në kompeticionin e dytë europian për edicionin e ardhshëm.
Mirëpo, ndonëse sezoni nuk ka përfunduar ende, emri i Sadikut ka nisur të lakohet si një ndër futbollistët që kërkohet në merkato. Së fundmi, “Blick.ch” ka bërë me dije se emri i sulmuesit shqiptar është një ndër mundësitë me të cilët Bazeli do të kërkojë të përforcohet në merkato, për Champions. Shqiptari dje ka qenë në fushë për 79 minuta në fitoren e Luganos kundër St.Gallenit, 3-2./ panorama sport
KOHA JONË SONDAZH

