FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Salihi dëmtohet para sfidës me Kukësin, kurohet nga “Marjana e mrekullive”

Hamdi Salihi alarmon Skënderbeun, përpara sfidës direkte për titullin, që do të luhet këtë të shtunë në Kukës. Për këtë arsye, bomberi do të kurohet me urgjencë në Beograd.

Lëndimi muskulor, i cili u përkeqësua pas aktivizimit në ndeshjen e fundit me Tiranën, ka bërë që sulmuesi ti nënshtrohet terapisë me doktoreshën e famshme serbe, që njihet edhe si “Marjana e mrekullive”.

Ndër vite terapisë së saj i janë nënshtruar edhe yje të futbollit botëror, nga Neymar, Rooney e Diego Costa dhe Frank Lampard, për të vijuar me Robin van Persie, Arda Turan dhe Alexis Sanchez, shkruan Super Sport.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëpërmjet terapisë speciale me placentë kali të Marjana Kovaçeviç, e cila ka aftësi rigjeneruese të indeve muskulore, synohet që Salihi të jetë i gatshëm brenda një kohe rekord, për duelin vendimtar rreth ekipit që do të shpallet kampion i Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo nuk është hera e parë që sulmuesi do të kurohet Marjana Kovaçeviç, pasi diçka të tillë e ka bërë edhe në Shtator të vitit 2015, kur u rikuperua në kohë rekord për sfidën e parë të grupeve në Europa League ndaj Besiktas-it, por edhe në Tetor të vitit të kaluar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?