FIFA World Cup 2026™ 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sampdoria i shkakton humbjen e dytë radhazi Atalantës së Gjimshtit (VIDEO)

Atalanta pëson humbjen e dytë radhazi në Seria A. Skuadra e Gasperinit është mundur 1-3 në Bergamo nga Sampdoria, që e ka nisur mjaft mirë kampionatin.

Quagliarella zhbllokoi sfidën që në minutën e 13-të, ndërkohë që në fundin e pjesës së parë shpërdoroi një penallti. Gjithsesi dorianët do të dyfishonin shifrat me Thorsby.

Atalanta rindezi shpresat me Zapata-n me penallti, por në kohën shtesë, Sampdoria realizoi edhe golin e tretë me Jankto pas një kundërsulmi vrastar. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?