Sarri ngulmon për Hysajn, por Napoli nuk heq dorë pa 50 mln euro

Trajneri i Chelsea-t, Maurizio Sarri kërkon të nënshkruajë  me mbrojtësin e kombëtare sonë, Elseid Hysaj. Mediat angleze (Metro dhe Evening Standard) shkruajnë se ish-trajneri i Napolit është duke kërkuar një zëvendësuar për mbrojtësin Davide Zappacosta, i cili do të transferohet në Itali te Lazio. Transferimi i këtij të fundit mund të mbyllet për 15 milionë euro, një shumë që do të përdorej për ta investuar në blerjen e Hysajt.

Pasi u rrëmbeu në verë Jorginhon, Sarri është gati që t’i marrë Napolit një tjetër “xhevahir”. Hysaj ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh dhe ky është edhe problemi kryesor në lidhje me këtë transferim.

Blutë e Londrës duan që të ulin sa më shumë qe të jetë e mundur këtë shumë, por diçka e tillë do të jetë e vështirë duke njohur drejtuesit e Napolit, që vështirë se negociojnë. Një transferim i mundshëm që në janar do të ishte fantastike për Hysajn, i cili po kalon një moment shumë të vështirë me Ancelottin, i cili nuk e ka një zgjedhje të parë. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?